Braçe: Po ju vjen ora! Reagim prej paniku nga Ndrea Prendi për 21 janarin, kanë frikë nga hetimet. Berisha e ka pohuar kudo si ai është urdhëruesi
Intervista e Ndrea Prendit për 21 janarin

Dalja mbrëmë në media e ish-kreut të Gardës Kombëtare, Ndrea Prendi, i dënuar për vrasjen e një protestuesi, ka shkaktuar shumë debat në Shqipëri.
10 vjet nga vrasjet në Bulevard, Ndrea Prendi u shfaq në Tv Klan duke dhënë një version krejt të ri për ngjarjen. Zv.kryeministri Erion Braçe reagoi ashpër duke thënë se Prendi u shfaq pikërisht në median ku 10 vjet më parë u tentua manipulimi i shqiptarëve me pamje të montuara, ku vrasës nxirreshin protestuesit.
“Shfaqja e djeshme në Tv Klan aty ku 10 vite me parë u tentua që shqiptarët të gënjeheshin me ato pamje të montuara që synonin të thonin se vrasjet dhe pushkatimet e Sali Berishës i kishin bërë protestues, shfaqja e ish-komandatit të Republikës, Ndrea Prendit, një i dënuar, një kriminel, është dënuar për vrasje nga pakujdesia. Hapja e ekranit për një të dënuar ndodh vetëm kur do të rrëfejë për krimin që ka bërë, kurrë në botë nuk i jepet mundësia që të thotë se Prokuroria nuk ka hetuar dhe unë nuk kam bërë asnjë vrasje”, thotë Braçe gjatë një interviste për Report Tv.
Sipas FBI, Ndrea Prendi ka qëlluar 11 herë atë ditë dhe si pasojë mbeti i vrarë Faik Myrtaj, ndërsa gardisti Agim Llupo është përgjegjës për vrasjen e Ziver Veizit. Prendi i shpëtoi drejtësisë, pasi Apeli e cilësoi vrasjen si aksidentale dhe dha vetëm një vit burg. Dy vrasjet e tjera mbeten të pazbardhura. Për Braçen, kemi të bëjmë me një vrasje me dashje.
“Faik Myrtaj nuk është vrarë pa dashje, e ka marrë plumbin në gjoks, nuk mundet që ta marrë plumbin në gjoks, që ky të ketë qëlluar në ajër. Dhe ta marrë plumbin në gjoks. Të merret nën përgjegjësi Ndrea Prendi dhe të thotë pse çështja nuk u hetua, nuk besoj që Ndrea Prendi ka vrarë pa dashje, ai ka vrarë me dashje dhe mban përgjegjësi jo vetëm për shkrehjen e armës së tij, por edhe të të tjerë.“, ka deklaruar zv.kryeministri.
Mesazhi i plotë
“Fjalët për këtë ngjarje kriminale, më e rënda ndodhur në Bulevard që nga koha e fashizmit, ashkush nuk ka guxuar që të pushkatojë qytetarë të pafajshëm, përveç qeverisë së Berishës.
Është shumë vonë, 10 vite kanë qenë të mjaftueshme për të bërë dejtësi me urdhërdhënësit, organizatorët të atij reagimi, dhe pushkatuesve.
Janë 2-3 syresh që kanë pushkatuar njerëz dhe për fat të mirë apo keq nuk kanë dalë para drejtësisë, por për fat të mirë dosja nuk është mbyllur dhe duhet kërkuar drejtësi. Në çdo ekran të TV, Sali Berisha ka pohuar me zë me figurë që është ai përgjegjësi i vrasjeve të 21 janarit e ka pranuan dhe nuk e di se çfarë duhet të bëjë tjetër, ndryshe nga ai që ka bërë që drejtësia të bëjë minimumin dhe ta thërrasë dhe të japë dëshminën e tij.
Është Berisha, ministri i Brendshëm dhe komandanti i Gardës së Republikës, dhe të tjerë me radhë. Ka dhe 2 element të rëndësishëm, e para zhdukja e provave, e të gjithë filmimeve nga kamerat e kryeministrisë dhe brenda që të cojnë të urdhri dhe e dyta është refuzimi i zbatimit të urdhër arresteve nga ana e policisë ku përgjegjësia është maksimale, atë ditë ka rënë Republika. Nëse mori një goditje shumë të madhe kur qeveria vrau 4 veta në mes të Bulevardit, Republika ra në momentin kur prokurori nxori mandat arrestet dhe Policia me në krye të Berishën refuzoi t’i kryente, nuk ka marrë ende as gjykimin e as ndëshkimin e duhur.
Veprimi i Policisë për hetime shtesë për vrasjen e Aleks Nikës dhe të plagosurve pa autor që i di Policia, të plagosur me plumba, jo me shkop duhen hetuar dhe kërkesa e Policisë për të hetuar këtë vrasje dhe urdhërdhënësit dhe ato që fshehën provat, i ka vënë në lëvizje i ka trembur. Shfaqja e djeshme në Tv Klan aty ku 10 vite me parë u tentua që shqiptarët të gënjeheshin me ato pamje të montuara që synonin që vrasjet i kishin bërë protestues, shfaqja e Ndrea Prendit, një i dënuar, një kriminel.
Faik Myrtaj nuk është vrarë pa dashje, e ka marrë plumbin në gjoks, nuk mundet që ta marrë plumbin në gjoks, që ky të ketë qëlluar në ajër. Dhe ta marrë plumbin në gjoks. Të merret nën përgjegjësi Ndrea Prendi dhe të thotë pse çështja nuk u hetua, nuk besoj që Ndrea Prendi ka vrarë pa dashje, ai ka vrarë me dashje dhe mban përgjegjësi jo vetëm për shkrehjen e armës së tij, por edhe të të tjerë.
Është reagim në kushte paniku nga prokurorët që sot janë të lirë dhe nuk ndikohen nga urdhrat e tyre, por të asnjërit. Frika nga rihapja e hetimeve dhe çuarja përpara vrasësit të Aleks Nikës dhe të gjithë ngjarjes, i bën të reagojë në këtë mënyrë, sic reaguan dje në TV, mjafton ta hedhin hapin, mezi pres që të dalë prap që i ka bërë vrasjet, që të nis hetimet prokuroria.
Ka refuzuar që të bëjë dëshmi për ngjarjen, në cilin vend të botës kryeministri vret, e pranon dhe vijon që të qëndrojë në pushtet dhe kryetari i partisë së tij thotë ai të kandidojë ku të dojë.
E kuptoni me ça morali do ndeshemi 90 ditë më pas, shikoni fytyrën e Ndrea Prendit në Tv dëgjoni Berishën dhe Bashën dhe pastaj shkoni votoni në 25 prill.