“Emergjenca nga COVID nuk ka kaluar ende”, profesor Sallanda: Do kemi më shumë raste në javët e tjera

Virusi është shpërndarë tashmë në të gjithë Shqipërinë, ku nuk ka më zona të gjelbra. Ekspertët e Shëndetësisë shprehen njëzëri se kanë ndikuar neglizhenca e qytetarëve për respektimin e masave anti-COVID, si edhe për faktin që është përpara stina e dimrit.

Në një lidhje me Skype nga Madridi, profesor Kita Sallanda është shprehur se emergjenca nga COVID nuk ka kaluar ende, ku në javët në vijim pritet të kenë më shumë raste të reja.

“Nuk kemi dalë nga emirgjenca, do kemi më shumë në javët e tjera dhe kjo po vërtetohet në Spanjë, Francë, Gjermania ka dalë jashtë kontrollit, edhe Anglia po ashtu”, tha Sallabanda.

Ai flet edhe për variante të COVID, përveç atij anglez.

“Varianti i Afrikës së Jugut po shkakton shumë probleme te moshat e reja, në Spanjë është fundit edhe ai Anglez dhe Afrikan, në Francë është futur edhe varianti Brazilian, kur ka shkuar në Francë do vij dhe në Spanjë”, tha Sallabanda për Report Tv.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT