Pamjet spektakolare të liqenit të ngrirë shqiptar

Teksa në ultësirën perëndimore reshjet e shiut nuk pushojnë prej thuajse dy ditësh, në zonat malore të Shqipërisë është bora dhe temperaturat e ulëta ato që kanë “pushtuar” territorin.

Por rikthimi i reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta përveçse shqetësimit për të ftohtin ka sjellë disa pamjet spektakolare në Korçë.

Liqeni i vogël i Gjançi ka ngrirë plotësisht dhe pamjet e shkrepura pranë tij janë thjesht magjike.

Për më tepër shikoni fotot e publikuara nga LSA./Express

Back to top button
LAJMET E FUNDIT