Kur do vaksinohet qytetari i parë shqiptar pas mjekëve? Zv/ministrja Rakacolli tregon datën

Debat i ashpër është zhvilluar mbrëmjen e sotme në studion e Open në Top Channel teksa temë diskutimi ishte vaksina.
Ekspertja e shëndetësisë në Partinë Demokratike, Liljana Ramasaçi, donte të dinte me saktësi se kur do të vaksinohej qytetari i parë shqiptar, pas personelit mjekësor, duke hedhur akuza se e gjitha kjo ishte propagandë e qeverisë.
Ndërkohë nga ana tjetër zv/Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se pasi të mbarojnë mjekët do të niset me të moshuarit në muajin shkurt.
“Vaksina do të fillojë me 75-vjeçarët, pasi të mbarojë personeli mjekësor. Do të bëhet paralelisht, dëgjo nuk mund të kërkosh data me këtë lloj sjellje. Kjo vetëm propagandë nuk është. Është diçka që shihet me sy.
Të parët janë 5000 vetë personel mjekësor, dhe pastaj në fazën e dytë do të nisin paralelisht të moshuarit. Do fillojnë qytetarët,” tha Rakacolli.