Duket si pjesë nga filmi ‘Dimri i Fundit’, por jo…janë reale nga Lëpusha! Bora deri në 2 metra, asnjë masë për pastrimin e rrugës

Duken si imazhe të shkëputura nga filmi ‘Dimri i fundit’, por jo janë shkrepur në Lëpushë aty ku bora ka arritur deri në 2 metra.
Zona Selcë-Vermosh është e bllokuar nga bora, madje një makinë e turistëve ka ngecur në rrugë.
Në Qafën e Përdolecit situata paraqitet më problematike. Banorët thonë se nuk është marrë asnjë masë për të pastruar rrugën.