Pse po vonohet vaksina? Tregon Rakacolli: Jemi në kontakt me Pfizer, kontrata qëndron

Pse po vonojnë vaksinat? Kreu i komitetit teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha në Open se plani i vaksinimit do vazhdojë pa probleme, ndërsa nga vonesa nga Pfizer është problem botëror.

“Kjo vjen për shkak të kapaciteteve të saj periudhe, sepse kërkesa është shumë e madhe dhe me plotësimin e kapaciteteve do kompensohet vonesa, dhe kështu besoj se nuk do ketë pengesa edhe për vendin tonë.

Vaksinimi po vazhdon ndërkohë, është e sigurt dhe doza e dyte për ata që kanë bërë të parën. Nuk do ketë ndërprerje. Siç tha kryeministri Rama jemi në komunikim të vazhdueshëm me Pfizer, që nuk na ka thënë që nuk do e respektojmë kontratën. Arsyeja e vonëse snuk është vetëm ne por ne te gjithë botën“, tha Rakacolli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT