“Shqipëria i vetmi vend në Europë, ku nuk humbi jetën asnjë hebre”

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, kushtuar viktimave të Holokaustit.

Me një shënim në facebook, Meta e cilëson Holokaustin si “tragjedinë më të tmerrshme njerëzore”,  ndërsa shton se Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë, ku nuk humbi jetën asnjë hebre.

Meta kujton Ditën e Holokausit: Shqipëria i vetmi vend në

Ai thotë se e gjithë bota duhet të ndjekë shembullin shqiptar.

Postimi:

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, u bashkohem lutjeve për miliona viktima të pafajshme të mizorisë së Holokaustit dhe për të gjithë ata, të cilët i mbijetuan tragjedisë më të tmerrshme njerëzore të kohërave tona dhe janë sot dëshmitarë të gjallë të saj, për të na inkurajuar, që të mos lejojmë KURRË MË të tilla gjenocide e akte çnjerëzore.

Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë, ku nuk humbi jetën asnjë hebre dhe askush prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë, duke dalë nga ajo periudhë e errët, me një popullsi hebraike më të madhe në numër nga ç’kishte para fillimit të Luftës.

Ndihemi jashtëzakonisht krenarë dhe e gjithë bota duhet të ndjekë shembullin frymëzues shqiptar dhe Kodin tonë të nderit e të mikpritjes BESA!

I lumtur, që sot Shqipëria dhe Izraeli ndajnë të njëjtat vlera të paqes, lirisë dhe demokracisë dhe janë bashkërisht të angazhuara në luftën ndaj terrorizmit dhe antisemitizmit, për promovimin e tolerancës, bashkëjetesës dhe përkujtimit të Holokaustit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT