“Salillari” gërryen shtratin e lumit dhe mbush kamionët me zhavorr, Ura e Zogut “s’mban më”

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në disa zona të vendit, duke vështirësuar qarkullimin e njerëzve dhe të automjeteve.
“Ura e Zogut” në Milot, e cila është përshkruar si “Bukuroshja e Ballkanit”, ka pësuar dëmtime serioze dhe është gati për t’u shembur.
Dy javë më parë u raportua se reshjet e shiut kishin fundosur njërën nga këmbët e urës, por tashmë situata duket edhe më serioze.
Kompania “Salillari”, prej vitesh ngarkon kamionët me zhavorr në këtë lum, duke e thelluar edhe më tej degradimin e kësaj ure.
Pavarësisht kushteve natyrore jo të favorshme, dhe gërryerjes nga kompania “Salillari”, as shteti dhe indtitucionet përgjegjëse nuk kanë marrë masa mbrojtëse për ruajtjen e monumentit të kulturës.