Variantin e ri i koronavirusit, mjeku Andi Koraqi e thotë hapur: Vendi ynë nuk ka kapacitete të…

Mjeku mikrobiolog Andi Koraqi ka hedhur poshtë zërat për zbulimin e një varianti të ri koronavirusi në vendin tonë.

I ftuar në A2 CNN ai tha se vendi ynë nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të bërë sekuencimin e materialit gjenetik të koronavirusit.

“Në dijeninë time është e vështirë të themi që kemi një lloj të ri të koronavirusit. Kapacitet nuk janë të mjaftueshme për të kapur mutacionet që pëson koronavirusi. Që të kapim një mutacion apo variant të ri duhet të bëjmë sekuencimin e materialit gjenetik të koronavirusit. Për momentin nuk nuk e bëjmë këtë lloj analize dhe është e pamundur ta kapim nëse kemi një lloj të ri koronavirusi. Sekuencimi është një analizë tejet e shtrenjtë dhe e vështirë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT