Infektimi me COVID/ Habit mjeku Koni: Fajin e ka Pipero, duhet të kishte pritur derisa….

Lajmi që dominoi ditën e sotme ishte padyshim infektimi i doktor Pëllumb Piperos me covid-19 edhe pse ai tashmë kishte marrë dozën e parë të vaksinës anti covid më 11 janar.
Mjeku Artan Koni e cilësoi si një “gabim” bërjen publike të rastit, pasi sipas tij, Pipero nuk duhet të ishte nxituar deri në bërjen e tamponit të dytë.
“Fajin e ka Pipero, në kuptimin e mrë, se ka bërë vetëm një tampon të parë, duhet të presë dhe të dytën. Ai ka krijuar antitrupa, kjo është verifikuar”
Por menjëherë doktoreshë Silva Bino ndërhyri duke sqaruar se testi ishte i saktë dhe është e sigurt se Pipero është pozitiv për covid.
Shkencëtarët në fakt kanë paralajmëruar më herët se kjo gjë do të ndodhte. Ndonëse rasti i doktor Piperos ishte i pari në vendin tonë, në botë janë raportuar shumë raste të qytetarëve, mjekëve dhe infermierëve të cilët edhe pse e kishin marrë vaksinën rezultuan pozitivë për covid.
“Është e mundur që të rezultosh pozitiv edhe pse je vaksinuar”, ishte një deklaratë e ekspertëve më herët.
Të dyja, Pfizer-BioNTech por dhe Moderna kërkojnë dy doza për pacient në mënyrë që vaksina të jetë plotësisht efektive. Doza e parë e Pfizer-BioNTech është 50 përqind më efektive në parandalimin e covid-19, ndërsa doza e dytë rrit mbrojtjen në 95 përqind.