Publikohet raporti, kjo është renditja e gjimnazeve më të mira shtetërore në Shqipëri (FOTO)

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka prezantuar Raportin Vjetor Publik, të arritjeve të nxënësve në provimet e Maturës Shtetërore 2020 dhe mesatares sipas VKM.
Kështu janë shpallur gjimnazet më të mira të Republikës së Shqipërisë.
Siç shihet edhe në tabelë, i pari ndër 381 gjimnaze është renditur “Ali Demi”, në Vlorë me mesatare të përgjithshme 8.83.
Vendin e dytë e ka zënë gjimnazi “Hafiz Ali Podgorica” në Durrës, me mesatare 8.81, ndërsa vendin e tretë gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë me mesatare 8.76.
