Meta “shpërthen”, bën thirrje për përmbysje demokratike më 25 prill

Presidenti Ilir Meta vazhdon të shfaqë qëndrime të forta kundër qeverisë aktuale, edhe pse ishte kjo mazhorancë e majtë që e zgjodhi në krye të shtetit shqiptar.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta bën thirrje për përmbysje të pushtetit të Ramës, edhe pse i ka vendosur prapashtesën ‘demokratike”.

“Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë. PËRMBYSJE DEMOKRATIKE më 25 PRILL 2021”, shkruan Meta në Facebook.

Presidenti ka qenë një kundërshtar i flaktë kundër mazhorancës socialiste, duke kërkuar haptazi rrëzimin e Ramës në zgjedhjet e 25 prillit, edhe pse kostumi presidencial që mban nuk ia lejon të shfaqë qëndrime politike.

Meta

Back to top button
LAJMET E FUNDIT