Pas letrës për kryeministrat e botës, Daçiç ka diçka për t’i thënë Haradinajt

Pasi kryeministri i Kovës, Ramush Haradinaj u dërgoi një letër të gjithë kryeministrave të botës ku në vëmendje ishte taksa 100% ndaj Serbisë, ka ardhur dhe reagimi i kësaj të fundit.Përmes ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiç, Serbia ka thënë se Haradinaj nuk është i vetëdijshëm për situatën në të cilën gjendet.“Nëse është ashtu, pse nuk bëhen anëtarë në Kombet e Bashkuara, INTERPOL ose UNESCO? Pse 13 shtete i kanë tërhequr njohjet dhe pse tani SHBA dhe BE pranojnë që të kërkohet një kompromis?”, deklaroi Daçiç për “Veçernje Novosti”.Haradinaj në letrën e tij kishte shkruar se statusi i Kosovës është konfirmuar më 17 shkurt të vitit 2008 me shpalljen e pavarësisë dhe se dialogu me Serbinë ka për qëllim normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohje të ndërsjella dhe se Kosova bisedon me Serbinë si shtet sovran./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT