The Guardian: Mafia shqiptare ka ulur çmimin e kokainës
Kokaina dikur në Britani cilësohej si një “mall” luksoz që konsumohej vetëm nga të pasurit. Por me futjen në treg të mafias shqiptare pas viteve 90 është transformuar gjithçka. Çmimi i lirë i kokainës i ardhur nga Amerika e Jugut nga mafia shqiptare ka bërë që shumë të rinj të kenë mundësi për ta blerë atë, shkruan “The Guardian”.Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit, vitet e fundit mafia shqiptare ka marrë kontrollin e tregut të kokainës fitimprurëse në Mbretërinë e Bashkuar me një model biznesi brutalisht efektiv.Duke negociuar direkt me kartelet në Amerikën Latine që prodhon drogë, duke shkurtuar importuesit tradicionalë ndërkombëtarë, mafia shqiptare ka qenë në gjendje të ofrojë një produkt më të pastër dhe më të volitshëm në treg: kokaina nuk ka qenë kaq e lirë që nga viti 1990, shkruan “The Guardian”.Ironikisht, vijon shkrimi, ligjet kundër drogës kanë përmirësuar gjithashtu cilësinë e kokainës. Akti i Krimeve të Rënda për vitin 2015 penalizoi importin e agjentëve të prerjes siç është benzokaina. Kur është e vështirë të pritet produkti, pastërtia rritet. Kjo, së bashku me faktin se prodhimi i kokainës është rritur në Amerikën Latine, ka krijuar një stuhi pluhuri të përsosur. Pastërtia e kokainës, e cila është rritur që nga viti 2010, është në nivelin më të lartë në një dekadë, raporton media angleze./ZgjohuShqiptar.info