Rama në vend të dytë, ja cili është personi më i paguar dhe ‘fukarenjtë’ e tjerë të Kuvendit të Shqipërisë

Gjatë mbrëmjes së sotme në  Tv Klan po diskutohej mbi pasurinë e politikanëve shqiptarë dhe për një moment mund të mendonit se ishte kryeministri zyrtari që paguhet më shumë në Kuvendin e Shqipërisë.

Mirëpo, nuk është Rama më i paguari, por është kryetari i këtij institucioni, pra pikërisht Gramoz Ruçi i cili paguhet me 228 730 lekë të vjetra në muaj.

Sakaq, pas tij renditet kryeministri Rama me vetëm 730 lekë më pak dhe në vend të tretë qëndrojnë zëvendës kryeministrat me një pagë bruto prej 187 000 lekë të reja.

Ndërkohë pas tyre vijnë ministrat që fitojnë një pagë prej 174 000 lekë në muaj dhe më ‘fukarenjtë’ e Kuvendit janë deputetët të cilët paguhen 156 770 lekë të reja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT