Konfirmohet varianti britanik i koronavirusit në Kosovë, 3 raste të para

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka konfirmuar variantin britanik të koronavirusit në Kosovë.

Ai përmes një konference ka treguar se nga 30 mostrat e marra e të dërguara jashtë vendit për analizë, është detektuar varianti britanik në tri mostra.

“Ditëve të kaluara Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dërguar 30 mostra për testim në Berlin të Gjermanisë me qëllim të hulumtimit rreth pranisë së varianteve të reja të koronavirusit në Kosovë pas shfaqjes së tij në më shumë se 70 vende të tjera të botës. Nga interesimi jonë i përgjithshëm rezultatet e këtyre analizave kanë treguar se tri mostra kanë rezultuar pozitiv me variantin britanik B117. Ky variant e dini është raportuar për herë të parë më 14 dhjetor 2020 dhe ne si Republikë e Kosovës menjëherë kemi marrë masat duke pezulluar të gjitha fluturimet me këtë shtet”, ka thënë Zemaj.

Kosova ende nuk ka kapacitete për të detektuar variantin britanik, i cili ka shtyrë së fundi shumë shtete të marrin masa apo edhe të izolohen tërësisht./Koha.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT