‘Do militarizojmë ushtrinë’, PDIU reagon pas deklaratave të Vuçiç: Të papranueshme! BE dhe NATO të reagojë, por eklipsohen çështjet kombëtare

PDIU ka reaguar lidhur me deklaratat e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili tha se do të militarizohet dhe do të forcohet më shumë ushtria serbe, me ndihmën dhe të Rusisë, për shkak të problemeve në Rajon, kryesisht në Veri të Kosovës.

PDIU në një deklaratë për mediat dhe opinionin publik, i bën thirrje BE, NATO-s dhe ndërkombëtarëve që të reagojnë, pasi deklarata të tilla si ajo e Vuçiç është në kundërshtim me zotimet për një bashkëpunim mes dy shteteve kufitare.

Gjithashtu një thirrje dhe për Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, që të reagojë pasi gjithnjë e më shumë po eklipsohen çështjet kombëtarë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT