Liqeni i zemrës: Pjesa tërheqëse e Alpeve Shqiptare
Alpet Shqiptare, të quajtuar Bjeshkët e Nemuna, janë vazhdimësi e Maleve Dinarit që shtrihen në veri të Shqipërisë, në perëndim të Kosovës dhe në jug-lindje të Malit të Zi, shkruan Gazeta MetroNë këto alpe gjendet edhe një liqe, i cili njihet ndryshe edhe si Liqeni i zemrës, duke u bazuar në formën e mrekullueshme që ka në formë të zemrës, e cila i tërheqë shumë turistë ta vizitojnë atë.Ky liqe i bën edhe më tërheqës Alpet Shqiptare, të cilat shtrihen deri te lugina e Ibrit rreth 50 km në gjatësi.Në anën e Kosovës ngritën nga fundi i fushës (500–600 m) dhe arrijnë lartësinë mbi 2,000 m, në disa vende prehen nga luginat të thella lumore, të lumit të Pejës, Deçanit, Erenikut dhe kanë si kufi jugor Drinin.Ky grup malor përbëhet prej disa malesh: Gjeravica (mali më i lartë në Kosovë 2,656 m), Mali i Junikut, Strellci, Lumbardhit, Kopranikut, Hajlës, Zhlebit, Rusolinës, Moknës etj. Të gjitha këto male e tejkalojnë lartësinë prej 2,000 m. Ato janë të pjerrëta, në pjesën e sipërme janë në formë të rrafsheve, ku gjenden kullota të mira dhe gjatë dimrit mund të bëhet skijim.
Shqiptarët shquajnë edhe anën perëndimore të maleve, që vështron për nga ultësirat e Shkodrës dhe në veri tek Përroi i thatë, me emrin Malësia e Madhe, dhe ajo jug-lindore me emrin Malësia e Vogël.Këto emërime ndryshojnë vetëm pjesërisht në ndryshime lartësisë apo të morfologjisë.Në Alpet Shqiptare akullnajat kanë pasur veprim më të dalluar nga të gjitha malet tjera në Gadishullin Ballkanik. Nga Shkodra e deri te Rozafa të gjitha malet e Alpeve Shqiptare kanë qenë të mbuluara nga masa akullnajore, përveç majave më të larta malore.
/ZgjohuShqiptar.info