Rama publikon foton nga një restorant në Korçë dhe bën ironi: Varja Nusretit

Kryeministri Edi Rama ka bërë një status ironizues mbrëmjen e sotme.
Teksa ka vendosur ta kalojë fundjavën në Korçë, duke dhënë edhe një ide se ku mund të konsumohet ushqim i mirë.
Sipas kreut të qeverisë, në qytet ka një restorant që ia kalon edhe atij të kuzhinierit turk, Nusret Gökçe.
“Në një nga hotelet e rinj të Korçës, me një restorant panoramik mbi qendrën e qytetit e përreth (varja Nusretit),”-shkruan Rama.
Kjo ironi e Ramës vjen pasi videos që qarkulloi nga darka e ministrave të tij në Dubai.