Kë do të votonin shqiptarët e Kosovës sot? Del SONDAZHI për zgjedhjet parlamentare, ja kush kryeson (FOTO)

Të dielën e 14 shkurtit në Kosovë mbahen zgjedhjet parlamentare.

E në prag të tyre, kompania PIPOS ka zhvilluar një sondazh se kush do të ishte fituese nëse qytetarët do t’i drejtoheshin sot kutive të votimit.

Nga sondazhi i publikuar, Lëvizja Vetëvendosje merr shumicën e votave, ose 43.8 përqind të tyre.

PDK ka shënuar një rritje të lehtë krahasuar me sondazhin paraprak. Sipas sondazhit do merrte 21.1 përqind. LDK është radhitur e treta, më 17.2 përqind, kurse AAK më 7 përqind.

Sondazhi ka përfshirë 3 mijë qytetarë.

Sondazhi.png

Back to top button
LAJMET E FUNDIT