VIDEO/ Incident në Kosovë, serbët i prishin vizitën Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, i detyrojnë të kthehen prapa

Një grup serbësh i kanë ndërprerë vizitën në veri të Mitrovicës, kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.
Dy politikanët kanë ecur në këmbë përmes urës dhe kanë dalë në veri, të shoqëruar nga forca të shumta policie.
Vizita është shoqëruar me incidente. Aty shihen dhjetëra serbë teksa brohorasin dhe u prishin vizitën e dy politikanëve kosovarë.
Në shoqërinë e Kurtit dhe Osmanit shihen edhe kandidatët për deputetë nga lista e përbashkët.