Haradinaj letër kryeministrave të botës: Territori i Kosovës s’është në tavolinën e dialogut
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se u ka dërguar letër kryeministrave të botës për t’ua shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë – Serbi. Përmes rrjetit social Facebook, shefi i ekzekutivit kosovar ka shkruar se me anë të kësaj letre ka sqaruar se dialogu është mes të shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke. Sipas tij, kjo u bë që të sqarohet dhe të jepet qëndrimi i shtetit kosovar, që synon t’i japë fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë. “Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008”, ka përfunduar Haradinaj.
Dialogu Kosovë-Serbi është dialog mes dy shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.
Me atë të këtij sqarimi dhe qëndrimi, synojmë t’i japim fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë. Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008./ZgjohuShqiptar.info