Transparency International: Shqipëria, rënie në luftën ndaj korrupsionit
Raporti i organizatës, Transparency International, mbi shkallën e korrupsionit në botë, e ka radhitur Shqipërinë në vendin e 99-të, ndryshe nga një vit më parë kur ajo ishte radhitur e 91-ta.Raporti që përfshinë 180 vende të botës përdorë një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar.“Duke qenë vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipëria është përmirësuar gjatë pesë viteve të fundit me pesë pikë, duke lëvizur nga 31 sa kishte në vitin 2013 në 36 në vitin 2018. Megjithatë ajo ka shënuar rënie për dy pikë në krahasim me vitin e kaluar. Kjo mund të jetë për shkak të një ngërçi politik që bllokoi disa reforma anti-korrupsion të ecin përpara. Me një proces të ri të vetingut dhe kuadrin institucional të kundër korrupsionit pothuajse të plotë, mbetet për t’u parë nëse Shqipëria do të përmirësojë rezultatin e saj në të ardhmen”, thuhet në raport.Kosova radhitet e 93-ta, ndërsa një vit më parë ishte në vendin e 85-të. Me 37 pikë ajo ka dy më pak se një vit më parë.Në vlerësimin e organizatës thuhet se Evropa Lindore dhe Azia Qendrore janë rajoni i dytë për radhitjen më te keqe, pas Afrikës.Danimarka me 88 pike dhe Zelanda e Re me 87, janë të parat në raport, ndërsa të fundit radhiten Somalia me 10 pikë dhe Sudani Jugor e Siria me nga 13 pikë.Rajoni me gjendjen më të mirë është Evropa Perëndimore me një mesatare prej 66 pikësh./ZgjohuShqiptar.info