Duhet një inkubator për të shpëtuar jetë!

Entela ResuliNëse kalon qoftë edhe disa minuta në një spital në vendin tonë, dëgjon shumë histori dhe ankesa nga pacient. Kjo edhe për faktin se njerëzit shkojnë aty kur kanë një problem shëndetësor.Shqetësimet dhe ankesat, shpesh vijnë jo për shkak të mjekëve dhe spitalit, por shumë herë edhe për këtë fakt.Ankesat që vijnë janë nga më të ndryshme; mungesë ilaçesh, mungesë aparaturash, fluks, mungesë shtretërish, etj, gjë që i bën ata që kanë ‘hall” të përballem me frikën, pasigurinë dhe mungesën e funksionimit të institucionit për të cilin ata paguajnë taksa.Erilda Duzha është një nga ata persona që e ka provuar të kalojë në maternitet një nga momentet më të vështira të jetës së saj. Si pasoj e kësaj vështirësia ajo tashmë ka ndërmarr një nismë për të cilën kërkon ndihmën e çdo kujt që ka mundësi të kontribuoj. Erilda në fakt kohët e fundit nisur nga historia e saj personale ka ndërmarrë nismën: “Help premature babies in Albania survive” duke u bërë një zë i fuqishëm për grumbulluar fonde në blerjen e një inkubatori që do ti shkojë në ndihmë fëmijëve të lindur para kohe në Maternitetin ” Koço Gliozheni” në Tiranë.Ajo është 25 vjeç dhe prej disa muajsh është bërë nënë e dy fëmijëve binjak. Ramë në kontakt me Erildën dhe po sjellim një bisedë me të në Dita. -Erilda, ju muajin e fundit keni ndërmarr një fushatë për mbledhjen e fondeve për blerjen e inkubatorëve për fëmijët e porsalindur. Si lindi kjo nismë?Kjo nismë lindi pasi përjetuam vet një situatë të ngjashme. Binjakët tanë për shkak të një urgjence u desh të lindin premature (shumë përpara kohës së parashikuar), dhe në momentin që hymë në sallën e operacionit na njoftuan se nuk kishte inkubatore të lirë për të vendosur fëmijët. Ky ishte lajmi më i tmerrshëm që mund të merrnim. Përveç komplikimeve të mundshme që pritej të kishin fëmijët sepse linden para kohe (mushkëria nuk ishte formuar plotësisht), doli një problem me madhor, a do të mbijetonin si fillim. Komplikacionet dolën në plan të dytë. Për fat të mirë një mrekulli ndodhi e ne momentin e fundit njoftojnë që lirohet një inkubator, e pas dy javësh lufte për të mbijetuar në terapinë intensive, sot binjakët tanë gëzojnë shëndet të plotë. Por për fat të keq pati edhe foshnja dhe prindër jo kaq fatlume sa ne, të cilët nuk ja dolën. Duke parë presionin dhe traumën që përjetohet në një humbje të tillë, vendosëm të bëjmë diçka për të ndryshuar sadopak situatën. Vendosëm të mbledhim fonde për të blerë inkubatorë, të cilët janë shumë të nevojshëm, në mënyrë që sa më pak prindër të përjetojnë atë që përjetuam ne.-Ishte kjo situatë e vështirë që ju çojë në këtë nismë?Po, dhe siç e përmenda dhe pak më sipër, një mrekulli ndodhi në momentin e fundit dhe kur u dukë se i humbëm shpresat, një inkubator u lirua dhe fëmijët tanë ja dolën të mbijetojnë e sot fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë, kjo edhe falë punës së stafit të terapisë intensive, të cilët bënë çmos që fëmijët tanë t’ia dilnin.-Si arritët ta përballonit këtë vështirësi?Kjo është eksperienca me e frikshme që ne kemi përjetuar deri më tani. Ishte shumë e vështirë të shohësh fëmijën tënd të lidhur me tuba, gypa, vigonë e pajisje që të bënin të pushonte zemra sa herë që jepnin një sinjal alarmi. Kjo është edhe një nga ato eksperienca që të bën më të fortë dhe te kuptosh akoma më shume rëndësinë e jetës dhe shëndetit, pasi shpesh humbasim dhe shqetësohemi për gjëra shumë të vogla.-A u ankove të autoritetet përkatëse për këtë situatë, çfarë të thoshte materniteti?Ne atë periudhe shqetësimi ynë kryesor ishin fëmijët, fakti nëse do t’ia dilnin (pasi edhe në terapinë intensive ka ende rrezik për mbijetesë, varet nga problemet e foshnjës), dhe të ishin të shëndetshëm.Materniteti na njoftoi që ata kishin vënë në dijeni autoritetet përkatëse për situatën, dhe ne nuk bëmë ankesa me tej.Stafi i maternitetit bënin të pamundurën për këto foshnje, edhe me mënyra alternative, pavarësisht kushteve në të cilat punojnë. Për ne si familje ata janë heronjtë tanë, stafi i neonatologjjse dhe terapisë intensive. Duhet theksuar që ata bëjnë një punë të mrekullueshme, pavarësisht vështirësive dhe presionit me të cilin përballen çdo ditë. Por situata në Shqipëri e dimë si është dhe për pasoje arrijmë në këto rezultate të frikshme të vdekshmërisë foshnjore.-Po sot si janë fëmijët tuaj?Sot, pas një periudhe ‘lufte’ të vërtete me jetën, dhe pas kontrolleve të vazhdueshme, fëmijët tanë janë mirë dhe kanë zhvillim normal.-Deri në tani sa ka shkuar fondi dhe a është mjaftueshëm për blerjen e inkubatorëve?Fondi që kemi arritur të grumbullojmë deri tani është rreth 4500€, ndërsa oferta më e mirë që kemi marrë për inkubatorin specifik që duam të blejmë është 10000€. Për këtë arsye na duhet ende mbështetja e çdokujt, çdo dhurim sado i vogël, vlen shumë kur bashkohet me të tjerët. Kjo është një situatë në të cilën mund të gjendet gjithsecili nga ne, jeta është plot të papritura, prandaj çdo dhurim dhe çdo lloj mbështetjeje ka vlerën e saj.-Kjo është hera e parë që ju ndërmerrni një nismë të tillë?Po, kjo është hera e parë (dhe shpresojmë të jetë e fundit) që ndërmarrim një nismë të tillë. Sikur të mund të shpëtojmë çdo herë nga një jetë më shumë me një inkubator me tepër, në fund të vitit kemi një bilanc shumë më pozitiv te foshnjave të lindura.-Erilda,ju jetoni jashtë Shqipërisë?Ne jemi momentalisht jashtë Shqipërisë, për arsye formimi profesional. Sapo të mbarojmë këto periudha do të rikthehemi në rutinën e zakonshme./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT