Pa maska në trajnimin e tij/ Zv.Ministrja Rakacolli zbulon çfarë ndodhi me Ermal Mamaqin

Ditën e sotme u mblodh Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku të pranishëm ishin zv/Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, shefja e ISHP-së, Silva Bino, Najada Çomo dhe Skënder Brataj.
Pasi bënë një bilanc të përgjithshëm lidhur me Covid në javët e fundit, ata iu përgjigjën edhe pyetjeve të gazetarëve.
Një prej gazetareve e pyeti zv/Ministren se çfarë ndodh në rastet kur persona publikë nuk respektojnë masat anti-Covid.
Ajo mori shkas nga mbledhja e fundit e bërë nga Ermal Mamaqi me një grup njerëzish pa maska për leksionet e tij.
Zv/Ministrja Rakacolli tha se në dijenë e saj, policia ka vënë gjoba lidhur me këtë rast.