Shkrimtarja ‘shpërthen’ pas përdhunimit të 89-vjeçares: ‘Jemi bërë si kuajt azat’

Lidhur me ngjarjen e rëndë të Divjakës ku gjyshja është përdhunuar nga nipi i saj, ka reaguar Flutura Açka.
“Shqipëri, mbaj frymën para se të kthehesh në çmendinë! Ndërkohë e gjithë Europa e mbyllur, veç ne kafeneve…” – shkruan shkrimtarja e njohur, duke bërë përgjegjës për degradimin e moralit në vend, edhe kryeministrin e vendit.
“E trishtueshme,
Po natyrisht, po të shohësh kryeministrin tënd që përdhunon qytetarët e vet me këpucë faqe Zotit, a thua se po ia vë në qafë çdo shqiptari, kjo të duket hiçmosgjë!
Shqipëri, mbaj frymën para se të kthehesh në çmendinë!
Ndërkohë e gjithë Europa e mbyllur, veç ne kafeneve, mitingjeve, festave, si kuaj azat, e Korona në qejf të vet, mes nesh kërdinë!”, nënvizon Açka.