Basti i Gjiknurit: LSI po shkon drejt shthurjes, sa mandate marrin në Vlorë

“Partia Socialiste në zgjedhjet e ardhshme synon të marrë së paku 73 deri në 75 mandate, 9 prej të cilave në Vlorë”. Kështu deklaroi deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, gjatë një prononcimi televiziv.

Gjiknuri ndwrkohw ka paralajmwruar atw qw e cilwson si shturje tw LSI-sw nw kwto zgjedhje tw 25 prillit, pasi po i largohen njerwzit e saj.

“Në Vlorë synojmë të marrim 9 mandate, nga 8 që kemi pasur, që as nuk diskutohet. Ne kemi bërë një punë shumë të mirë në atë qark, janë bërë investime të jashtëzakonshme. Kjo është shumë e mundshme pasi shikojmë që kundërshtarët përveç organizimit me probleme nuk kanë më çfarë ofrojnë në Vlorë apo qarqe të tjera. Nga ana tjetër kemi një shthurje të LSI-së. Është një parti, e cila përgjithësisht mbijeton kur ka pushtet, e ka shumë të vështirë ndryshe duke qenë se ka një mungesë ideologjie. Do të ketë një rënie të LSI-së. Në Vlorë do të jetë në një pozitë shumë të vështirë apo një pjesë e funksionarëve të tyre po shkon në PS, por ka edhe nga ata që shkojnë të PD”, tha Gjiknuri.

Mw tej ai shtoi se “pra, strategjia e PS-së është që të shkojë në 25 prill me një rezultat të sigurt fitues që për mendimin tim do të shkojë nga 73 deri në 75 mandate. Sipas llogarive të mia elektorale, PSja nuk zbret asnjëherë nën 72 mandate dhe një rastin optimal do të jetë 74-75 mandate, pra një përsëritje e rezultatit të 2017-ës”, tha Gjiknuri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT