Rama sulmon eurodeputetin gjerman: Është i mbështetur nga SHQUP-i, personazh që s’e njeh kush në vendin e vet

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër në përgjigjen ndaj një kritike që i është bërë nga Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, eurodeputeti gjerman Michael Gahler.

Rama, edhe pse tentoi ta injoroi këtë eurodeputet, i është përgjigjur ashpër tezave të tij por edhe atij, duke e sulmuar pa emëruar.

Rama tha se objeksionet e tij ndaj BE-së kanë qenë për rastin e shpërndarjes së vaksinës anti-covid dhe nuk ka lidhje me kushtet apo çështjet e tjera.

“Unë kam thënë një gjë që sot po pranohet edhe nga vende të BE-së, por edhe nga Kryetarja e Komisionit Europian, për çështjen e vaksinës. Çfarë lidhje ka kjo me kushtet. Kush mund të na thotë ne që nuk mund të kemi mendimet tona për këtë gjë.

I shoh këto zëra që ju i jepni zë, pasi nuk i njeh kush në vendin e vet, e që janë të dezinformuar dhe të mbështetur nga Tirana, nga Shqupi, selia e PD”, tha Rama.

Kryeministri ka qenë i ashpër edhe me mediat që kanë dhënë zë ndaj këtyre kritikave. “Çfarë është 5 qershori, unë e di festë 1 qershorin, çlidhje kanë zgjedhjet e 2019-s me vaksinën. Unë flas si kryeministër i shqiptarëve dhe ju si shqiptarë nuk keni pse kundërshtoni këto qëndrime që nuk kanë lidhje as me kushtet e as me gjera të tjera.

Nuk ka asnjë që të dalë e të më kërkojë mua që të mbroj BE-në. As gjerman, as anglez, as holandez e as spanjoll. E mbroj unë më shumë se të gjithë ëndrrën, projektin europian dhe BE-në”, tha Rama./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT