KQZ miraton fondet/ Ja milionat që përfitojnë partitë politike, sa marrin PS-PD-LSI

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, pas seancës publike zhvilluar sot, ka miratuar projektvendimin, për shpërndarjen e fondeve për partitë politike, që më pas do të përdoren në fushatë për zgjedhjet e 25 prillit.

Në total, fondi që do t’u shpërndahet partive është 140 milionë lekë, ku përfituese të kësaj shume do të jenë dhe partitë që dogjën mandatet, pra opozitës

Pjesën më të madhe e merr Partia Socialiste 63 milionë lekë, PD-ja 38 milionë lekë, LSI 20 mln lekë, PDIU 7 mln lekë, Lista e Barabartë 4 mln dhe PSD 5 mln lekë.

1.Partia Socialiste e Shqipërisë 63.417.047

2.Partia Demokratike 38.911.877

3.Levizja Socialiste për Integrim 20.012.797

4.Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 7.447.477

6.Partia Socialdemokrate 5.369.137

Njoftimi i KQZ: 

Komisioneri shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet/udhëzimet:

Projekt udhëzimin “Për proçedurat e akreditimit dhe rregullat e vëzhgimit të zgjedhjeve nga organizatat joqeveritare shqiptare dhe të huaja, organizatat ndërkombëtare, përfaqësues të shteteve të huaja dhe mediave dhe subjektet zgjedhore”.

Projekt udhëzimin “Për caktimin e kritereve për përzgjedhjen e monitoruesve, procedurën, emërimin dhe objektin e monitorimit”.

Udhëzimi përcakton kriteret e përzgjedhjes, procedurën   dhe emërimin e monitoruesve, objektin e monitorimit, periudhën e monitorimit, përcaktimin e subjektit/subjekteve të monitorimit dhe zonën gjeografike ku shtrihet monitorimi prej monitoruesve si dhe raportimin e monitorimit në mënyrë të pavarur,të paanshme,jo diskriminuese dhe transparente. Ky akt përbën risi për garantimin e një procesi zgjedhor të drejtë, i cili synon ndarjen e qartë ndërmjet ushtrimit të detyrave të institucioneve shtetërore qendrore e vendore, dhe partive politike,sinëfushatëzgjedhorepoashtudhenëperiudhën4muajparadatëssëzgjedhjeve

Projektvendim “Për shperndarjen e fondeve vjetore partive politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2021”.

Komisioneri vendosi të shpërndajëfondin prej 140 milion lekë, partive politikepër vitin 2021. (Tabela bashkëngjitur)

Projektvendim “Për rregjistrimin e nismës ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë për krijimin e rregjistrit kombëtar të autorëve të krimeve seksuale”.

KSHZ vendosi regjistrimin enismësligjvënëse“PërkrijimineRegjistritKombëtartëAutorëvetëKrimeve Seksuale”propozuar nga Qendra “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza”, Shoqata “Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri” dhe Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”.

Projektvendim “Për emërimin e kryetarëve dhe zëvendëskryetarëve te KZAZ-ve”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT