Përplasja e fortë/ Braçe: E mbushe Italinë me kokainë. Reagon zyrtari i LSI: Socialisti i kthyer në palaço të Rilindjes…

Beteja më e fortë për zgjedhjet e 25 prillit duket se po zhvillohet ndërmjet PS-së dhe LSI-së. Akuzat më të ashpra dhe përplasjet më të forta po zhvillohen pikërisht mes këtyre dy partive që dikur kanë qenë edhe aleate dhe në bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 2013-ës.
Zv.kryeministri Erjon Braçe ka sulmuar kryetarin e LSI-së Divjakës, pas takimit të Kryemadhi ka zhvilluar në këtë qytet.
Bëhet fjalë pikërisht për Ledio Rrudhom, ku Braçe me anë të një postimi në Facebook bën të ditur se do t’i publikojë dosjen kriminale të tij, ku e akuzon dhe për kumarxhi e trafik kokaine në Itali. Braçe shkruan se ai ka zaptuar prona publikë të Divjakës, ndërsa shprehet se ditën që do të bëjë publike këtë dosje do të bëhet dallimi mes një socialisti dhe kumarxhiu.
“Palaço! Me ty do të merrem vete një herë, ditën kur do të publikoj skedën kriminale personale dhe familjare. Atë ditë do kuptosh dallimin mes një socialisti, rilindasi, kumarxhiu që ka rrjepur çdo djalë e burrë me baste në Divjake, familjet e tyre, drogaxhiu që ka dendur me kokainë Italinë fqinje, por edhe Divjakën, i paligjshmi që çdo gjë e ka të paligjshme, duke ndërtuar e zaptuar prona publike të Divjakës!”, shkruan Braçe.
Më tej ai shton se “Të garantoj që ajo ditë do të jetë shembullore për ty dhe atë tjetrin që fsheh surratin pas teje! Besoj je i qartë!”, shkruan Braçe.
I menjëhershëm ka qene edhe reagimi i kreut të LSI Divjakë, Ledio Rudho i cili tha se këto janë akuza politike për të tërhequr vëmendjen nga katastrofa që kanë krijuar përmbytjet në Divjakë. Rudho shkruan se Braçe nuk ndihej për të tilla akuza kur votonte PS dhe se sulmet e sotme i ka vetëm politike dhe për të tërhequr vëmendjen.
“Për socialistin e kthyer në palaço të rilindjes! Sot pas disa ditësh socialisti i kthyer në rilindas Erjon Braçe lindur e rritur në Kombinat qenka kujtuar të reagojë ndaj meje pikërisht sot në ditën me të vështirë për të gjithë fermerët e Divjakës edhe zonave përreth. Palaço i rilindjes ka shkruar për mua sot ku janë përmbytur të gjitha të mbjellat e fermerëve për shkak te mos pastrimit të kanaleve. Arsyeja është e qartë të heqë vëmendjen nga dëmi qe po i shkaktohet fermerëve të Divjakës. Njeriu që po rrjep prej 8 vitesh Divjakën me akuzon mua djalë lindur e rritur në Divjakë se paskam rrjepur patriotët e mi!”, shprehet Rudho.
Më tej ai shton se “Po deri dje Erion Braçe që votuam Partinë Socialiste nuk isha ky djalë që ti përbalt sot vetëm se nuk ndajmë të njëjtat bindje politike! Turp për ty qe mundohesh te tërheqësh vëmendjen nga realiteti i vështirë qe ndodhet sot Divjaka!”.