E sulmoi Rama, Koordinatori i PE kritika qeverisë: Shqipëria është vonë me negociatat, bëni punën që duhet për integrimin europian

Koordinatori i Parlamentit Europian për Çështjet e Jashtme Michael Gahler ka kritikuar qeverinë se Shqipëria është vonë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
Ai u shpreh në një intervistë për RTV Ora se me postimin e bërë disa ditë më parë i kujtoi qeverisë për punët që duhet të bëjë për integrimin europian të Shqipërisë.
Nëse shohim kalendarin jemi me vonese me negociatat, pasi duhet të kishin filluar qysh vitin e kaluar. Kemi situatë të vështirë dhe mund të humbasim kohë. Unë dua që Shqipëria dhe Maqedonia të jenë pjesë e BE-së, prandaj vendosja që t’i kujtoja qeverisë për punën që duhet të bëjnë për t’u futur në shina për integrimin. Nuk ishte për çështje fajësimi.
Mendoj se ka disa gjëra që duhen marrë parasysh, sidomos për politikën e brendshme. Agjenda për negociata është e njëjtë. Duhet një konsensus për anëtarësim mes partive. Më vjen keq që ka një konfrontim të brendshëm mes partive. Mes kushteve të vëna, për mua një ndër pikat kyçe është reforma elektorale. Nuk mund të bëhet që të fitojë një parti me një variant.
Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama u shpreh se Gahler nuk ka minimumin etik por vazhdon të flaës, duke thënë se ai është një person që nuk e njeh askush.