VIDEO: Fjalimi që u fshi nga rrjeti: Rrotë k*** jam dhe unë si ju. Po nuk doni të ngelni pa një pare në xhep, dilni mbushni kutitë. Turruni sot që të kemi nesër hapësirë te kryetari

Tomorr Alizoti u prezantua dy ditë më parë me strukturat e PD në Berat dhe mbajti përpara të rinjve një fjalim… motivues.
Videon, e bëri publike vetë Alizoti në rrjetet e veta sociale, por u detyrua shumë shpejt ta fshijë. Disa portale e kanë ripostuar.
Ai flet për angazhimin e të rinjve në mbushjen e kutive të votimit në 25 prill, sepse sipas tij, çdokush do të vlerësohet nga sa vota do arrijë të grumbullojë në zgjedhje.
Vlerësim sipas folësit është “të kemi hapësirë te kryetari”.
“Unë jam një njeri si ju, rrotë k*…jam dhe unë” – tha ai që në fillim të fjalës së vet ndërsa u kujtoi të rinjve dhe mënyrën sesi operonte sipas tij Jul Cezari, që i priste tek dera njerëzit në bazë të votave.
Ai i fton “të turren” dhe u kujton se ata të PS kanë bërë miliona që ju “s’i keni parë as në ëndërr”.
Pjesë nga fjalimi i Tomorr Alizotit në prezantim:
Parësore është dilni kapni këdo që njihni, mos humbni kohë nëpër kafene duke bërë analiza a është Alizoti burrë i mirë apo është burrë i keq. Se në fund ju do ngelni pa një pare në xhep.
Dilni, sepse unë jam një njeri si ju, rrotë k*** jam dhe unë, mirë do ishte të isha milioner por nuk jam. Dhe e di në c’fazë jeni ju. Unë ju jap vetëm besën që po fituam, hapësirat tona janë maksimale. Është bërë analiza, ose motoja ime, parrulla ime ka qene: kutitë që do jenë plot, do kenë përparësi në Partinë Demokratike. Kush mbush kutitë…
Madje po bëjmë pak histori, që në kohën e Jul Cezarit kur ishte perandor, i priste njerëzit tek dera në bazë të votave. Kush kishte më shumë, ishte në rresht të parë. Dilni ju në rresht të parë, që nesër të shkojmë te kryetari i PD që të kërkojmë hapësira për demokratët dhe për shqiptarët.
Mendojeni veten më 26 prill, do jetë Ed Rama prapë kryeministër. Ca do bëni ju? E di si do ju turret ju kryetari i bashkisë? E di si do ju turret juve policia që vjen vërdallë?
Turruni sot, sot sepse ne kemi shancin, ta thyejmë në mes atë, dhe ta shkrijmë atë, sepse nëse Blendi Klosi do me bë miliona, ne luftojmë për punë. Ai lufton për të ruajtur milionat e eurove që ne si kemi kemi parë në ëndërr”.