Alarm në Gjermani/ Një 22-vjeçare shqiptare me variantin britanik të Covid fluturoi nga Rinasi

Mediat gjermane shkruajnë se në qytetin e Hochtaunus është raportuar rasti i parë me variantin britanik të COVID-19.

Varianti është identifikuar te një vajzë 22-vjeçare, e cila ishte kthyer nga Shqipëria dhe kishte shfaqur simptoma të lehta të Covid-19, por në fakt ajo ka rezultuar e infektuar me mutacionin B117.

Si një masë paraprake, më pas u krye një sekuencë gjithëpërfshirëse e mostrës laboratorike dhe arriti të identifikohet mutacioni.

E reja po mbahet në karantinë, tha departamenti i shëndetësisë, ndërkohë që ka filluar gjurmimi i kontakteve të njerëzve të infektuar apo që kanë pasur kontakt me 22-vjeçaren.

Pavarësisht se në vendet fqinjë janë identifikuar raste me variantin e ri britanik, në Shqipëri ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT