E TMERRSHME! Shkoi për mjekim në Spanjë dhe u kthye i vdekur e pa zemër/ Shqiptari i shkruante motrës: Po më marrin frymën

Një familje shqiptare është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku familjari i tyre 33-vjeçar pasi ka ndërruar jetë në Spanjë ka mbërritur në Tiranë pa zemër.
Saimir Sula shkoi për mjekim në Spanjë dhe në spitalin në Barcelonë i hoqën zemrën. Në maj Sula shkoi për test COVID-i dhe rezultoi negativ, i bënë ekzaminime të tjera.
Ndërkohë mungesa e zemrës u konstatua në Tiranë. Spitali i Barcelonës e ka regjistruar vdekjen e shqiptarit, Saimir Sula, si natyrale. Mjekësia ligjore në Shqipëri ka deklaruar se nuk mund të arrijë një konkluzion për shkakun e vdekjeve pasi mungon zemra.
Duhet shtuar fakti se në trupin e viktimës nuk u vunë re dëmtime të shkaktuara nga dhuna.
Gjatë kohës që ishte i shtruar atje, Sula i ka kërkuar ndihmë të motrës nga spitali në Barcelonë.
Ai i ka shkruar motrës mesazhe të dhimbshme si “Hajde më merrni, po më marrin frymën, po vdes”, shkruan Report.
Ka qenë insistimi te motrës ka zbuluar mungesën e zemrës pasi trupi i vëllait të saj ka mbërritur me avion nga Spanja.