Ambasada e SHBA reagon pas takimit të Kim me ‘kokat’ e politikës: Shqipëria do të ketë rol kryesor në këtë stërvitje! Dëshmitarë të guximit të tyre në Afganistan dhe Irak

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka bërë bashkë krerët e politikës shqiptare, Metën, Ramën, Bashën, Peleshin dhe ministrin Çuçi, për sa i përket stërvitjes së madhe ushtarake që do të zhvillohet në territorin tonë, në Kuçovë.
Pas takimit, ambasada e SHBA me anë të një shënimi në facebook përgëzon vendin tonë si një aleat besnik të NATO-s, me ushtarë të guximshëm në operacione kyçe në Afganistan, Irak dhe Kosovë.
SHBA-të presin që Shqipëria të ketë një rol të rëndësishëm në këtë stërvitje madhore ushtarake. Shqipëria do të jetë një vend kryesor pritës për veprimtaritë e shumta ushtarake që po afrojnë, dhe kjo përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë në rajon.