Tjetërsimi i pronave në Shëngjin/ Sekuestrohet 55 mln euro pasuri dhe 300 mijë m2 tokë, GJKKO jep dënimet edhe për vëllain dhe motrën e ish-deputetit të PS

GJKKO ka marrë vendimin për çështjen e tjetërsimit e pronave në Shëngjin të Lezhës, e cila përfshihet në dosjen 339.

Mes të dënuarve janë edhe motra dhe vëllai i ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Mimoza Ndoka dënohet me 1.4 vite, por me kusht.

Nga ana tjetër Xhevi Ndoka, vëllai i Arben Ndokës dënohet përfundimisht me 6.8 vite burg. Në këtë dosje të përfshirë kanë qenë dhe vetë ish-deputeti i PS, Arben Ndoka dhe xhaxhai i tij, Gjok Ndoka.

GJKKO u ka konfiskuar 55 milionë euro pasuri të dënuarve, një ndër shumat më të mëdha që u ka kaluar shtetit. Mësohet se janë konfiskuar 300.000 metër tokë bregdet dhe shtëpi.

DËNIMET NGA GJKKO

Xhevi Ndoka 6.8 vite burg

Mimoza Ndoka 1 vit 4 muaj burg, me kusht

Emanuel Gjura 4.8 vjet burg

Zef Lazri 8 muaj burg

Blendi Ndoka 3 vjet 6 muaj burg

Luigj Paloka 4.8 vjet burg, me kusht

Paulin Simoni 3.4 vjet burg

Vlash Gaxulli 2 vjet burg, me kusht

Genc Zeneli 2 vjet burg, me kusht

Kol Lleshi 2 vjet burg, me kusht

Marjeta Perskura 1.4 vite burg, me kusht

Back to top button
LAJMET E FUNDIT