Sherri i parë elektoral/ Florenc Hoxha i PD dhunon me mjete të forta mbështetësin e PS

Ish-kreu i Policisë Bashkiake në Tiranë, Florenc Hoxha është shoqëruar në polici pasi ka dhunuar një qytetar.
Gazeta SHQIP mëson se i dhunuari është shtetasi, Altin Mata, pikërisht personi që shihni në këtë foto.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek ish-Tregu Elektrik në Tiranë dhe sipas burimeve të SHQIP ngjarja ka ndodhur për arsye elektorale.
Altin Mata është mbështetës i Partisë Socialiste në Njësinë nr.1, ndërsa Florenc Hoxha dihet se është mbështetës i Lulzim Bashës.
Hoxha është shoqëruar disa herë në komisariat për dhunë, para zgjedhjeve elektorale.
Florenc Hoxha është shoqëruar disa herë në komisariat dhe herë e fundit ndodhi pasi u fotografua në protestën e opozitës.
Ndërsa në vitin 2014, Hoxha, është përfshirë në një përleshje, ku ka mbetur vetë i plagosur.
Hoxha ka qenë gjithashtu protagonist i rrahjes së grave nëpunëse të Bashkisë së Tiranës dhe nxjerrjes së tyre me dhunë nga zyrat e bashkisë, gjatë kohës që punonte në Bashki. /Gazeta SHQIP
(Në foto, Altin Mata, i dhunuar nga Florenc Hoxha)