Rëndohet situata në spitalet COVID/ Trefishohet numri i pacientëve në intubim

Vendi ka regjistruar sot një tjetër shifër të lartë rastesh të reja me COVID, 1089, ndërsa 15 persona kanë humbur jetën.
Po ashtu më e rënduar duket situata edhe në spitalet COVID, ku numri i pacientëve të shtruar ka shkuar në 423, ndërsa një ditë më parë ishte 408.
Në krahasim me një ditë më parë, është rritur edhe numri i pacientëve në terapi intensive, ku sot janë 27 pacientë, nga 18 që ishin dje.
Ndërkohë, numri i pacientëve në intubim është trefishuar brenda 24 orëve, ku nga 4 pacientë që ishin dje, sot numri ka shkuar në 12.