Kreshnik Spahiu: Kur*ëria politike Berisha-Meta nuk mund të mbulohet me vellon e bardhë të 25 prillit, Basha dhe Monika janë thjesht rrogëtarë

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar intervistën e djeshme të ish-kryeministrit Fatos Nano, ku është shprehur se i bëjnë përshtypje sharjet e opozitës ndaj Nanos, pasi ky i fundit nuk e përmendi asnjëherë emrin e Lulzim Bashës.
Spahiu shkruan se Nano nuk i përmendi Bashën dhe Monika Kryemadhi për shkak se ata janë thjesht dy rrogëtarë, ndërsa shton se ish-kryeministri analizoi profiling e dy kryetarëve real të opozitës, Berishën dhe Metën.
Sipas tij, banaliteti dhe kur**ria e vjetëruar politike Berisha-Meta nuk mund të mbulohen me vellon e bardhë të 25 prillit.
Statusi i plotë:
Pse ky lumë sharjesh kundër Nanos, ndërkohë që ai s’tha asnjë fjalë për kryetarin e opozitës?
Gjatë 2 orësh intervistë Fatos Nano nuk e shqiptoi asnjë herë as emrin e Lulzim Bashës, as postin e kryetarit opozitës.
Po pse ky tërbim i demokratve dhe ky lumë sharjesh nga gazetarët dhe militantët e PD?
Përgjigjia është e thjeshtë: Fatos Nanon analizoi profilin e dy kryetarve real të opozitës Berisha-Meta.
Ai e injoroi Bashën dhe Monikën sepse realiaht ata sjanë askushi, por thjesht dy rrogtarë që aktrojnë si kryetarë.
Opozita nuk po përgatit ardhjen në pushtet të Bashës por rikthimin e Berishës.
A i lexuat gazetat në mëngjes?
A i lexuat titujt e portaleve?
90% e tyre e kishin çensuruar fjalën e Nanos pikërisht kur ai denonconte krimet e Berishës dhe karakterin banal të Ilir Metës.
Imagjinoni sa para paguan Berisha dhe Meta në media për të kontrrolluar imazhin.
Po pse u mërzitën kaq shumë demokratët kur Fatos Nano tha: “I vetmi politikan në 30 vite që përmban 7 mëkatet e Biblës, pabesinë, mosmirnjohejen, zilinë, mashtrimin….. është Ilir Meta?
A nuk ja ka thënë këto akuza dhe Berisha për Metēn 10 vjet më parë?
Pse kur i thotë Berisha qenkan të vërteta dhe kur i thotë Nano qenka gënjeshtra?
Mos u çudisni.
Kështu ndodh, kur pronari i bërdellos, nuk ndrron prostitutat por thjesht rinovon godinën vetëm duke ndrruar krevatët dhe çarçafët.
Banaliteti dhe krurvëria e vjetruar politike Berisha-Meta nuk mund të mbulohen me vellon e bardhë të 25 Prillit.