“Ika se ra shteti”, Fatos Nano rrëfen momentet e vështira: Si më braktisi Neritan Ceka kur ishte ministër i Brendshëm

Ish-kryeministri Fatos Nano ka rrëfyer 2 nga vendimet e tij më të rëndësishme gjatë kohës që ka qenë ne krye të qeverisë.

Ai shprehet se të qenit në këtë post, marrja e vendimeve kurrsesi nuk është aspak e lehtë dhe shpesh “ndihesh i vetmuar”. Në kuadër të kësaj deklarate, ai ka treguar se si është “braktisur” në një nga momentet e tij më të vështira nga një nga bashkëpunëtorët e tij, Neritan Ceka kur ishte ministër i Brendshëm.

“Unë praktikisht kam qenë në zyrën e kryeministrit në 2005, në cdo katër vjet, që do të thotë 2-3 herët para nuk kam arritur që të shpalos programin se ishte kohë emergjencash, ishin konflikte të nxitura nga palët politike, opozita ishte shumë pak bashkëpunuese dhe më duhej që të zhvendosesha nga kontrolli i një përpjekje për të shpërthyer burgun e Tiranës siç ndodhi në mars 1998 tek ndjekja e situatës në Brigadën e Shkodrës kur kishin sulmuar për të vjedhur armën, do thuash kur ngele vetëm… në momentin që Ndre Legisi po komunikonim pa ndërprerë, ishte e nevojshme që të prisnin se FNSH ishin në Shkodër dhe duhet të prisnim dhe mes tyre kishte specialist , e njihnin burgun e Tiranës, nga ora 9 e mbrëmjen, në një nga telefonatat me Ndre Legicin më thotë se Neritani (i referohet Neritan Cekës) iku, dhe më tha se ‘iku se ra shteti’ dhe iku me të vërtetë në shtëpi.

Në atë kohë unë vazhdova në Ndrekën deri sa në radion e kohës bëmë një fushatë me të rebeluarit dhe arritën ta kontrollonim deri sa erdhën FNSh, dhe nga ora 5 më merr ministri Neritani dhe ‘më thotë e zgjidhëm situatën’“, tha Nano në intervistën për ‘Opinion’.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT