“Kemi arritur një marrëveshje me Turqinë”/ Rama: Do i japin një dorë Gjirokastrës dhe Beratit

Nga Gjirokastra, kryeministri Edi Rama njoftoi se është bërë një marrëveshje me Turqinë për të investuar në mënyrë të konsiderueshme te objektet e trashëgimisë kulturore.
“Ne kemi bërë një marrëveshje me Turqinë për të investuar në mënyrë të konsiderueshme te objektet e trashëgimisë kulturore.
Ata kanë ndërhyrë në objektet e kultit, ajo që i kam kërkuar prej disa kohësh është që eksperienca e tyre në restaurimin e zonave historike dhe kapacitetet financiare janë në kushtet që të japin një dorë dhe këtu.
Kemi rënë dakord për Beratin dhe Gjirokastrën të japin një dorë”, bëri të ditur kryeministri.