Ish-deputeti i LSI tregon prapaskenat: Ja si diplomatët na paralajmëruan të rrimë larg LSI-së

Ish-deputeti i LSI Gledion Rehovica i është përgjigjur deklaratës së Kryemadhit 3 ditë më parë, e cila tha se asi nuk e meritonte të ishte deputet pas dosjes që ambasada e sHBA i kishte treguar.
Ai ka thënë se ka qenë vetë ai që është larguar nga partia, pasi sipas tij, LSI nuk është më e njëjta parti me atë që themeloi Ilir Meta, duke shtuar se LSI ka filluar degradimin që në momentin që filloi arroganca, pabesia e mosmirënjohja.
Gjithë ai proces sipas informacioneve të mia ka qenë një thikë pas shpine e iniciaur dhe dirigjuar nga ish pastia ime për të mbajtur nën presion të gjithë deputetet e LSI. Nga LSI jam larguar sepse LSi sështë më ajo parti që ka qenë nuk është më partia që krijoi ilir Meta. Ka filluar degradimin që kur filloi arrogance pabesia mosmirënjohja. Mbi të gjitha për mua LSI e ka shkatërruar paranoja. LSI-në e ka shkatërruar paranoja por duke qënë se paranoja për mua klasifikohet si sëmundje dhe njerëzit nuk e kontrrollojnë dot,nuk kemi pse i vëmë gishtin apo fajin njeriu”, ka deklaruar Rehovica në një takim në Berat.
Në lidhje me fjalët e Kryemadhit se ai nuk dinte të shkruante e të lexongte, Rahovica u shpreh se kryetarja e LSI-së partinë e ka të trashëguar dhe të pamerituar, ndërsa shton se arritja e saj më e madhe është çizmja që i hodhi Edi Ramës.
“Unë ju siguroj se kam bërë më shumë shkollë dhe kam lexuar më shumë libra se Kryemadhi skam blerë ose kopjuar ndonjë tezë doktorature. Kryemadhi partinë e ka të pamerituar dhe të trashëguar. Ka dëshuar me sukses gjatë gjithë drejtimit të saj që nga lënia e mandateve, që nga dorëzimi i bashkive e deri më sot. Arritja më e madhe e saj në drejtim të LSi është vetëm çizmja ndaj Ramës.
Iu siguroj se sna ka shkuar asnjëherë ndonjë fjalim Kryemadhi , për këtë iu ftoj dhe në një debat publik. Të lej mënjanë dhe ambasadën e amrikane, edhe të gjitha, të marri dhe dosjen e të vijë në debat”, tha ai.
Sipas Rehovicës, të gjithë zyrtarët e lartë të strukturave të LSI-së janë kontaktuar nga trupe diplomatike, për ti paralajmëruar që të distancohen nga zonja Kryemadhi.
“Sa për dijeni unë kam informacion se të gjithë zyrtarët e lartë të strukturave të LSI janë kontaktuar nga trupat diplomatike për ti paralajmëruar që të distancohen nga Kryemadhi”, tha ish-deputeti.