“Do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë”/ Basha prezanton drejtuesit e fushatës (FOTO)

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pas takimit të parë me drejtuesit politikë në qarqe ka publikuar një foto në faqen e tij në Facebook, ndërsa shkruan “Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë. Me 25 prill Shqipëria Fiton”.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi në selinë blu të gjithë drejtuesit e qarqeve. Mësohet se kjo ishte mbledhja e parë që pas caktimit të tyre në qarqet përkatëse.

Në mbledhje u diskutua për zgjedhjet e 25 prillit. Vetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka caktuar që Tirana të ndahet në disa degë.

Kështu, ish-deputeti Aldo Bumçi do të drejtojë degët 1, 12 dhe 14. Jorida Tabaku do jetë drejtuese në degët 2, 3 dhe 10.

Drejtuesi i fushatës së PD, Alfred Rushaj do jetë në krye të degëve 4 dhe 8. Ndërsa Grida Duma do jetë e deleguar në Kavajë dhe Rrogozhinë.

Ish-deputeti i Vlorës, Agron Shehaj, do jetë në krye të degëve 5 dhe 7, ndërsa Albana Vokshi do angazhohet në degët 9 dhe 11.

Për kreun e FRPD, Belind Këlliçi, Basha ka menduar që të jetë në krye të degëve 6, 13, 15 dhe 16. Ndërsa Flamur Noka në Kamëz, Paskuqan dhe Vorë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT