“Mbi 1500 fëmijë të prekur nga COVID”, mjekja Kuli: 115 prej tyre kanë pasur nevojë për trajtim spitalor, ja sa janë rastet aktive

Shefja e shërbimit infektiv në pediatri, prof. dr. Xhorxhina Kuli, është shprehur se që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë infektuar mbi 1500 fëmijë.

Ajo tha në Top Channel se 115 prej tyre kanë pasur nevojë për trajtim spitalor, ndërsa momentalisht ka vetëm 6 të infektuar.

“Nga fillimi i epidemisë, kemi mbi 1500 fëmijë të infektuar me tampon pozitiv. Kryesisht kemi infeksione brenda vatrave familjare. Fatmirësisht, më vjen mirë që nuk kemi konstatuar deri tani infektime në institucionet e frekuentimit fëminor, pra që të ketë 2-3 nga një shkollë, por nga prindërit e infektuar.

Momentalisht kemi rreth 6 fëmijë, kemi fëmijë repartin Covid dhe disa që kanë manifestuar komplikacione pas kalimit të Covidit që nuk janë më infektues, kështu që nuk janë më të izoluar. Kështu që nuk kemi në terapi intensive, nuk kemi në intubim, por me komplikacione, me infeksione të rrugëve respiratore, me përgjigje inflamatore multisistemike, të cilat po ndiqen hap pas hapi”, tha Kuli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT