Trondit ish-deputeti i LSI: Drejtuesit lokalë u kontaktuan nga trupa diplomatike që të lënë LSI-në e të distancohen nga Kryemadhi

Ish deputeti i LSI, Gledion Rehovica ka replikuar ashpër me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi në lidhje me faktin se kjo e fundit ka deklaruar se Rehovica kabtë shkuar penale në Itali.
“Kam një vendim gjykate të pushimit të çështjes të kërkuar nga Prokuroria dhe të pranuar nga Gjykata. Nëse ky vendim i gjykatës nuk është i barasvlefshëm me ato vendime të gjykatës që mund ti vijnë mirë zonjës Kryemadhi s’di çtë them” ka thënë Rehovica në një intervisë për abcnews.
Ai tha se është larguar nga LSI-ja për shkak se për të nuk është më partia që themeloi Ilir Meta dhe se nuk është përjashtuar nga Kryemadhi.
“LSI-në e ka shkatërruar paranoja por duke qenë se paranoja për mua klasifikohet si sëmundje dhe njerëzit nuk e kontrollojnë dot nuk kemi pse i vëmë gishtin apo fajin njeriu” ka deklaruar Rehovica.
Në vijim ish deputeti i LSI-së ka pohuar se zyrtarët e lartë të strukturave të LSI-së janë kontaktuar nga trupa diplomatike për ti paralajmëruar që të distancohen nga zonja Kryemadhi. “Unë kam informacion që të gjithë zyrtarët e lartë të strukturave të LSI-së janë kontaktuar nga trupa diplomatike që të distancohen nga zonja Kryemadhi” tha ai por pa specifikuar se për cilët diplomatë e kishte fjalën.