“Njerëzit po RIINFEKTOHEN”, Manastirliu ngre ALARMIN: Dyshojmë se kanë hyrë variantet e reja
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se në vend ka disa raste të riinfektimeve me Covid.
Gjithashtu ajo theksoi se ka dyshime që variantet e reja të virusit po qarkullojnë në vend dhe se kanë dërguar mostrat në Berlin për ekzaminim.
“Kemi dyshime se në Shqipëri janë futur variantet e reja të Covid-19. Kemi marrë disa mostra, sigurisht nën ecurinë e ekspertëve, nën indicien e tyre, bazuar në detaje të simptomave dhe i kemi dërguar në laboratorë të posaçëm.
Po çojmë mostra në Berlin për të verifikuar dhe vërtetuar nëse këto dyshime tona do të rezultojnë të vërteta. Rritja ka edhe shkaqe të tjera që lidhen me moszbatimin e masave. Po presim përgjigjet e analizave, por dyshojmë se në vendin tonë kanë hyrë variantet e Covid-19”, deklaroi ministrja.