“Të merresh me kumar dhe të citosh Biblën…”/ Ilir Meta i kundërpërgjigjet ashpër Fatos Nanos

Presidenti Ilir Meta i është kundërpërgjigjur ashpër akuzave të ish-kryeministrit Fatos Nano kur tha në një intervistë për OPINION se ‘te Presidenti aktual i vendit shoh 7 mëkatet e Biblës’.
Meta, fillimisht refuzoi t’i përgjigjej interesit të gazetarëve në Korçë për komentin e Nanos, por më pas shtoi ish-kryeministri luante kumar dhe nuk mund të citojë biblën.
“E kam thënë edhe më parë, zero koment për zero ngjarje. Edhe të merresh me kumar edhe të citosh biblën nuk shkon”, tha Meta.
Nga Korça, kreu i shtetit kërkoi nga partitë politike dhe qytetarët që të refuzojnë kandidatët me probleme me ligjin në zgjedhjet e 25 prillit.
“Fakti që kemi bërë dekriminalizimin tregon se ka qenë një problem i madh. Më 25 prill të tregohet vullnet nga forcat politike dhe qytetarët për t’u distancuar nga figurat që nuk përfaqësojnë shqiptarët dhe që kanë probleme ligjin.”, tha Meta. /Gazeta SHQIP