Vazhdon hakmarrja RUSE/ Thërret ambasadorin dhe DËBON dy diplomatë SHQIPTARË: Keni 72 orë kohë të largoheni

Rusia ka dëbuar 2 diplomatë shqiptar në Moskë si kundërpërgjigje ndaj dëbimit të diplomatit rus në Tiranë.

Sipas informacioneve për mediat, ministria e Jashtme e Rusisë ka thirrur sot në takim ambasadorin shqiptar Arben Gazioni. Mësohet se Jonida Drogu është një nga diplomatët e dëbuar. Drogu shërbente si sekretare e dytë e ambasadës shqiptare në Moskë.

“Sipas Ministrisë Ruse të Punëve të Jashtme, dëbimi i një diplomati shqiptar është në përgjigje të Shqipërisë, e cila dëboi një diplomat rus për pretendimin e shkeljes së masave të koronavirusit në 21 janar 2021.

Rusia ka dëbuar një diplomat shqiptar për të njëjtin veprim’, tha të hënën Ministria e Jashtme ruse.

Sipas ministrisë, i dërguari i Shqipërisë në Rusi u thirr në Ministrinë e Jashtme Ruse, ku u lajmërua se një sekretar i ambasadës shqiptare është shpallur person non grata.

Diplomati tani duhet të largohet nga Rusia brenda 72 orësh”, shkruajnë mediat ruse.

diplomatja.jpg

Në foto diplomatja Jonida Drogu

Back to top button
LAJMET E FUNDIT