Serbia drejt dorëzimit, ministri i Jashtëm: Fuqitë e mëdha e krijuan Kosovën, ja çfarë do të bëjnë tani

Shefi i diplomacisë serbe, Nikola Selakoviç ka deklaruar se SHBA dhe Fuqitë e Mëdha nuk do ta dorëzojnë Kosovën pasi ata e kanë krijuar, ne nuk kemi ç’të bëjmë për këtë.
Reagimi i ministrit të Jashtëm, kësaj radhe jo i lidhur aq direkt me Moskën si Ivica Daçiç, erdhi pas letrës së Joe Biden drejtuar Vuçiçit, ku theksonte se Serbia duhet të njohë Kosovën.
Selakoviç në një farë mënyre ka bërë të ditur se Serbia është drejt dorëzimit dhe nuk “do të çmendet pse fuqitë e mëdha duan të mbrojnë Kosovën.
“Ky është një nga sinjalet e këtij viti, i cili u shpall si një vit në të cilin na presin presione të mëdha dhe tundime të mëdha, në të cilat duhet të qëndrojmë dhe të durojmë deri në fund “, tha Ministri i jashtëm serb në televizionin Happy.
Ai deklaroi se Serbia nuk duhet të çmendet që fuqitë e mëdha do të ndryshojnë mendimin e tyre për çështjen e Kosovës dhe Metohisë, sepse shumë prej tyre e sponsorizuan atë, dhe ata e trajtojnë Kosovën si diçka të tyren dhe e mbrojnë kudo.
“Sidoqoftë, fuqitë e mëdha nuk janë të njëjta si 14 vjet më parë, por edhe Serbia nuk është e njëjta dhe politika nuk zhvillohet në të njëjtën mënyrë. Nëse administrata e re amerikane për Kosovën kërkon të avancojë në njohjen e Kosovës, do ta bëjë. Bisedimet nuk do të jenë të thjeshta”, tha Selakoviç./Gazeta Shqip