‘Nano e bën gjumin e qetë’/ Spiropali i versulet Berishës: Është si Covidi, Basha skuq vezë për…

Deputetja Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend komentoi daljen e fundit të Fatos Nanos, akuzat si edhe reagimet e shumta pas intervistës.

Spiropali tha se Nano s’ka nevojë të mbrohet, pasi i njeh mirë ato që ka përballë. Ajo thotë se Nano dëshmoi fytyrën e vërtetë të atyre që duan të kthehen në pushtet.

“Fatos Nano nuk ka nevojë të mbrohet nga unë. Ai ka lënë gjurmët e tij dhe historia gjykon. Por nuk mund të mos them ato që ai tha sepse dëshmuan fytyrën e vërtetë të atyre që duan të vijnë në pushtet.  Fatos Nano, që e bën gjumin e qetë sepse i njeh ata që ka përballë.

Na dëshmon ne se të gjitha këto që diskutojmë këtu, që mundohemi të bëjmë ky teatri që bëjmë këtu, ndërkohë që Basha skuq vezë me xhinse, përballë kemi Sali Berishën e Ilir Metën. S’po lënë asgjë po bëjnë, fyerjet e shantazhet i kanë stil në partitë që drejtojnë.

Deri tek financimi i portaleve. Viktimat duan t’i bëjnë fajtor. Sali Berisha kishte Blerim Çelën, kryeprokurori Alushin, i dënonte po të donte kundërshtarët politikë, kurse sot ka atë mrokllën digjitale”, tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT